Shkup, 21 maj – Përderisa Qeveria vazhdon me promovimin e pakos së tretë të masave ekonomike me qëllim ndimë qytetarëve të pa punë dhe me të ardhura të ulta, nuk mungojnë akuzat e vazhdueshme nga partia e VMRO-DPMNE-së.
Nga kjo parti theksojnë se mungon strategji afatgjatë për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe se masat e propozuara janë për mito parazgjedhore.
Deri në fund të vitit sipas VMRO-DPMNE-së në buxhet do të mungojnë 1.3 milard euro,mjetë të cilat do të duhet ti kthejnë gjeneratat e ardhëshme.
“Si mund të parashikohet garancë shtetërore kur Ligji për borxhin publik është i qartë se shteti nuk jep garancë për kompani private?Si do të arrijë Qeveria që ti mbarojë të gjitha aktivitetet lidhur me kartelat pagesore kur situate e jashtëzakonshme mbaron më 30 maj,ndërsa pas saj është në fuqi Kodi Zgjedhorë.Pyes se si do të realizohen pagesat pas 30 majit?” – tha Anastasija Ilievska nga VMRO-DPMNE.