Uashington, 3 gusht – Presidenti amerikan Donald Tramp dje nënshkruajti dekret për saksione të reja kundër vendeve të cilat përdorin armë kimike ose biologjike.
Dekreti është publikuar në ueb faqen e shtëpisë së bardhë dhe në të citohen ndryshimet dhe saktësimet e disa dokumenteve të miratuara më parë, si Ligji për likuidim të armëve kimike dhe biologjike nga viti 1991.
Edhe pse dekreti është kundër Rusisë dhe përzierjes së Moskës në helmimin e ish agjentit rus Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julija në Britani të Madhe, në dokument askund nuk përmendet ky vend, por është kahëzuar në përgjithësi kundër “shteteve të huaja”.
Në konsultim me sekretarin shtetëror Ministria e Financave mund të vendosë masa ndëshkuese të kundërveprimit të dhënies së huave në para, ndihmë teknike ose financiare nga ana e kreditorëve ndërkombëtar dhe ndalesë e organizatave kredituese bankare ose jobankare nga SHBA-ja të financojnë projekte të realizuara në vend të nënshtruar në sanksione.
Sipas disa mediave amerikane, dokumenti është i lidhur me sulmin kimik kundër Skripalit vitin e kaluar në Solzberi, Britani të Madhe. Duke u referuar në dy burime anonime në administratën e presidentit “edicioni “Politiko” konfirmoi se vendosen “sanksione kundër Rusisë”.
Dekreti përputhet me letrën e demokratit Eliot Engel te Trampi dhe republikanin Majkëll Palati, anëtarë të Dhomës përfaqësuese, në të cilën kanë bërë thirrje për vendosje të pakos së dytë të sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me rastin e helmimit të Skripal, siç është parashikuar me ligj. Pakoja e parë e sanksioneve hyri në fuqi në gusht të vitit të kaluar, dhe parasheh zgjerim nëse Moska nuk nxjerr para Uashingtonit garancione shtesë për moszbatim të armëve kimike dhe biologjike.