Vreksam, Uells, 27 janar – Pakoja e dyshimtë në fabrikën në Uells ku prodhohet vaksina e AstraZeneka kundër Kovid-19 është i sigurt dhe radha e prodhimit nuk është prishur, kumtoi sot kompania Vokhard UK.
“Mund të konfirmojmë që hetimi për paken e dyshimtë që mbërriti sot ka mbaruar. Meqenëse siguria e punonjësve është prioriteti ynë kryesore, prodhimi u ndalua përkohësisht, në një mënyrë të sigurt. Tani mund të konfirmojmë që paketa është e sigurt dhe punonjësit mund të kthehen në fabrikë”, kumtoi Vokhard fabrika e të cilit në Vreksam, në Uells, prodhon vaksinën AstraZeneka.
“Kjo ndërprerje e përkohshme e prodhimit nuk ka ndikuar në asnjë mënyrë në programin tonë të prodhimit dhe ne falënderojmë autoritetet dhe ekspertët për reagimin e shpejtë dhe zgjidhjen e incidentit”, përfundohet në kumtesë.
Fabrika u evakuua këtë pasdite pasi mori një “pako të dyshimtë” kurse Bi-Bi-Si njoftoi se një ekip eksplozivësh ishte dërguar në vendngjarje.
Incidenti vjen në kohë kur Bashkimi Evropian kërkon të furnizojë kompaninë me më shumë doza vaksinash nga fabrikat në Britani, pasi AstraZeneka javën e kaluar informoi Bashkimin Evropian se do të dërgojë 60 për qind më pak doza sesa ishte premtuar për tremujorin e parë të vitit 2021.