Ministrja e punës dhe politikës sociale Mila Carovska, së bashku me vullnetar të Kryqit të Kuq shpërndau pako dhe dhurata për 115 fëmijë pa kujdes prindëror, të akomoduar në familje kujdestare.
Aktiviteteve iu bashkangjitën edhe fëmijët nga tre klasa të SHF “11 Tetori”, të cilët përpunuan dekorata për Vitin e Ri dhe nëpërmjet shitjes morën dhurata për tre fëmijë.
Carovska përsëri i theksoi prioritetet e Qeverisë për transformimin e institucioneve të mëdha në shtëpi të vogla për fëmijë, duke theksuar se tanimë ka njëqind familje kujdestare ku janë akomoduar fëmijët.
Sekretarja e Kryqit të Kuq Suzana Tuneva Paunovska shprehu mirënjohje për të gjithë ata që morën pjesë në këtë aksion.
U shpreh e kënaqur që ka qenë pjesë e aksionit ku është përfshirë “një ushtri” e njerëzve human.
“Fëmijët e akomoduar në familjet kujdestare janë diçka shumë e rëndësishme për Kryqin e Kuq, ne gjatë gjithë vitit në mënyrë permanente kemi punuar me ata, kemi organizuar punëtori, ju ndihmojmë kujdestarëve me ndihmë humanitare, megjithatë më e rëndësishme është se ata për çdo ditë vizitohen nga vullnetarë në shtëpitë e tyre”, theksoi sekretarja e Kryqit të Kuq.