Pako me eksploziv janë gjetur në aeroportet dhe hekurudhën në Londër

Londër, 5 mars – Forcat e policisë për luftë kundër terrorizmit kontrollojnë tre pako me eksplozivë, të gjetura në aeroportet “Hitrou” dhe “London Siti” dhe në stacionin hekurudhor “Vaterlo” në Londër, përcjellë gazeta KOHA.
“Mjetet e vogla eksplozive të improvizuara janë gjetur në pakot postare A4”, bëri të ditur policia dhe shtoi se askush nuk është lënduar.

Qendra e navigacionit të “Hitrou”-t është evakuuar, pasi që është denoncuar për pakon e gjetur në polici rreth orës 9.55.
“Këto pajisje, në këtë fazë të re të hetimit, mund të bëjnë zjarr të vogël gjatë hapjes”, theksohet në kumtesë.
Në tre orët e ardhshme në Londër janë gjetur edhe dy pako.
Një pjesë e stacionit “Vaterlo” ishte mbyllur pasi që ishte denoncuar për pakon e dytë rreth orës 11 e 40 minuta.
Pas gjetjes së pakos së tretë, rreth orës 12 e 10 minuta, personeli i “London Siti”-t është evakuuar.(koha.mk)