Nju-Jork, 29 tetor 2018 – Një pako e dyshimtë e adresuar deri te Si-En-En në mëngjesin e sotëm është hasur në postën në Atlanta, bëri të ditur sot njeriu i parë i rrjetit televiziv Xhef Zaher.
Policia e Atlantës konfirmoi se në mëngjesin e sotëm sipas kohës lokale ka reaguar në një pako të dyshimtë në postë.
Zaher informoi se e gjithë posta për Si-En-En kontrollohet jashtë hapësirave të televizionit nga java e kaluar, kur ishin dërguar një sërë të bombave të improvizuara improvizuara politikanëve demokratë apo kritikë të presidentit amerikan Donald Tramp, Njëra prej këtyre bombave ishte dërguar në zyrat e Si-En-En-it në Nju-Jork.
Për pasdite është caktuar marrja në pyetje e 56 vjeçarit Sizar Sajok, gjurmët e të cilit nga gishtat dhe ADN-ja, sipas hetuesve, janë gjetur në pakot e dërguara.
Sajok, ishte arrestuar të premten në Floridë, po përballet me pesë akuza federale