Islamabad, 13 maj – Pakistani dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) arritën pëlqim për paketën për shpëtim prej gjashtë miliardë dollarësh me qëllim të ripërtëritjes së ekonomisë në Azinë Jugore, e cila është duke u ballafaquar me krizë ekonomike, kumtuan sot të dyja palët.
Marrëveshjen dje e arritën Ministria e Financave e Pakistanit dhe misioni i FMN-së i cili është për vizitë në Islamabad, pas disa raundesh negociatash.
FMN do të sigurojë ndihmë financiare në periudhë prej 39 muajsh, ndërsa vendi duhet t’i respektojë reformat e dakorduara ekonomike, deklaroi shefi i Financave të Pakistanit, Hafez Shaik.
Sipas marrëveshjes, Pakistani do të heqë dorë nga kontrolli i bankës qendrore ndaj valutës me qëllim që të fitohet bursë e cila do të jetë në bazë të tregut, t’i privatizojë të falimentuarit dhe t’i zvogëlojë apo pezullojë subvencionet në sektorin energjetik dhe në bujqësi.
Banka Botërore dhe Banka aziatike për zhvillim do të sigurojnë deri në tre miliardë dollarë ndihmë plotësuese në pajtim me marrëveshjen me Fondin, shtoi Shaik.
Paratë akoma nuk janë të mjaftueshme që të mbulohet vrima financiare e Pakistanit e cila është 12 miliardë dollarë, por vendi me siguri do të marrë stimulim në të holla edhe prej aleatëve si Kina dhe vendet e pasura myslimane në Gji.