Pakistani sot autoriteteve indiane ua dorëzoi komandantin e robëruar të forcave ajrore indiane Abinandan. Ai u arrestua në Pakistan pasi të mërkurën u rrëzua aeroplani i tij në përleshjet e forcave të aviacionit indian dhe pakistanez përgjatë kufirit kontestues në rajonin Kashmir.
Më vonë, kryeministri pakistanez Imran Kan paralajmëroi lirimin e pilotit me qëllim të qetësimit të tensioneve.
India dhe Pakistani janë në periudhën e përplasjes më të madhe viteve të fundit, ku forcat botërore ndërmjetësojnë që të parandalojnë përshkallëzimin e situatës midis vendeve, të cilat që nga fitimi i Pavarësisë në vitin 1947 i kanë pasur madje tre luftëra.(koha.mk)