Islamabad, 6 dhjetor – Autoritetet pakistaneze e refuzuan ankesën përfundimtare të 18 organizatave humanitare ndërkombëtare dhe e konfirmuan vendimin për mbylljen e zyrave të tyre në vend.
Shumica e organizatave janë të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Evropë.
Autoritetet pakistaneze paraprakisht sivjet kanë vendosur të mbyllin, pa kurrfarë arsyetimi, 38 organizata humanitare ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Fondacionit humanitar pakistanez i cili bashkon 15 organizata vullnetare, Umair Hasan sot deklaroi se vendimi i autoriteteve do të ndikojë mbi miliona palestinezë të varfër.
Siç theksoi, vendi për shkak të këtij vendimi do të humbasë më shumë se dhjetëra miliona dollarë ndihmë.