Islamabad, 9 gusht – Autoritetet pakistaneze publikuan sot se e heqin edhe linjën e fundit hekurudhore drejtë Indisë pasi Nju-Delhi e hoqi statusin special në pjesën indiane të Kashmirit, rajon për të cilin polemizojnë dy shtetet.
“Vendosëm që ta ndalojmë edhe “Thar ekspres”, deklaroi ministri i Transportit Hekurudhor, Sheh Rashid.
“Derisa unë jam ministër për Transport Hekurudhor asnjë tren nuk do të qarkullojë mes Pakistanit dhe Indisë”, theksoi ai.
Në Kashmir janë hequr interneti, rrjetet sociale, shërbimet për telefonat mobil dhe fiks.