Uashington, 26 mars – Pothuajse gjysma e amerikanëve vlerësojnë se nëse SHBA-ja bëhet vend me shumicë të popullsisë që nuk janë nga raca e bardhë, “kjo do t’i dobësonte vlerat kulturore amerikane”, tregojnë rezultatet e anketës më të re të qendrës për hulumtime “Pju”.
Sipas Byrosë për statistikë të SHBA-së, shumica e popullsisë në vend deri në vitin 2050 do të përbëhet prej pakicave të shumta nacionale, përfaqësues të racave të të tjera përveç të bardhës, ndërsa popullsia e bardhë do të mbetet pakicë. Sipas hulumtimit të “Pju”, 46 për qind e amerikanëve të bardhë druajnë se kjo do ta dobësojë kulturën amerikane, përcjellë gazeta KOHA.
Një e katërta e të anketuarve latinoameirkanë dhe 18 për qind afroameirkanë ndajnë mendimin e ngjashëm.
Nga ana tjetër, 50 për qind e popullsisë me ngjyrë dhe 46 për qind nga latinoamerikanët vlerësojnë se ky ndryshim do t’i përforcojë vlerat kulturore amerikane.
“Këto rezultatet sugjerojnë se ekziston shqetësim mes popullsisë së bardhë për mundësinë që pakicat kombëtare të bëhen shumicë në vend”, deklaroi Riç Morin, redaktori më i vjetër në qendrën hulumtuese “Pju”.
Sipas anketës, rreth 40 për qind e të anketuarve thanë se nëse pakicat kombëtare të vendit bëhen shumicë në vend, kjo nuk do të jetë mirë e as keq ndërsa një e treta kanë thënë se kjo do të ishte mirë.
Rreth gjysma e amerikanëve vlerësojnë se me shumicën e popullsisë nga pakicat kombëtare, do të ketë më shumë konflikte racore dhe etnike. Këtë e kanë thënë 53 për qind e amerikanëve të bardhë të anketuar, ndërsa mendimin e tillë e kanë ndarë 43 për qind e popullsisë e cila nuk nga raca e bardhë.
Sipas Byrosë për statistikë, për momentin më shumë se gjysma e popullsisë së SHBA-së është nga raca e bardhë. Parashikohet se në vitin 2044 pakicat kombëtare do të bëhen shumicë, ndërsa në vitin 2060 ato do të përbëjnë 56 për qind të popullsisë në vend.
Më shumë se gjysma e amerikanëve kanë deklaruar se deri diku janë optimistë për ardhmërinë e SHBA-së, por janë pesimistë lidhur me çështje të caktuara si borxhi shtetëror, shërbimet e qasshme shëndetësore, ndotja e mjedisit dhe ndarjet politike.
Anketa është realizuar vitin e kaluar në dhjetor dhe janë anketuar më shumë 2.534 persona të moshuar. (koha.mk)