Shkup, 29 dhjetor – Paketa me rroba dimri sot u ndanë tradicionalisht në pikën për të pastrehë të Kryqit të Kuq në Momin Potok 80-të personave të cilët rregullisht e vizitojnë dhe 100 përkohësisht.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se Qyteti i Shkupit e vazhdon mbështetjen tradicionale të pikës për bashkëqytetarët tonë të pastrehë.
“Në buxhet për vitin e ardhshëm parashikojmë edhe më shumë mjete me qëllim që si Qytet i solidaritetit ta kthejmë pjesën humane nga jetesa në qytet. Këto njerëz tanë janë momentalisht në gjendje të rëndë dhe është njerëzore të ndihmojmë para se gjithash si njerëz, por edhe si institucione”, tha Shilegov.
Theksoi se si kryetar i qytetit për të është më primare të sigurojë dhe krijojë politika të cilat do t’u mundësojnë këto njerëz tashmë të mos jenë grupi i tillë target dhe të mund të vetëfinancohen.
Sekretarja e Kryqit të Kuq të Shkupit Suzana Tuneva Paunovska tha se Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit gjatë ditës dhe gjatë festave të Vitit të Ri do ta ndjekë situatën me personat e pastrehë dhe do të bëjë distribuim shtesë të thasëve për fjetje dhe gjithë atë që u nevojitet.