“Me shifra nuk mund të them saktë, por nga ajo që vërejmë është se kemi për 50 për qind më pak pushues për dallim nga viti i kaluar. Sigurisht se këtu ka ndikuar edhe gjendja ekonomike, frika, por edhe mungesa e ofertave të shumta. Shpresojmë se më tutje do të kemi më shumë interesim, por krejt kjo varet se si do të rrjedhë situata me pandeminë e virusit Kovid-19”, thotw Bujamin Durmishi nga “Euro Turist” në Tetovë
Urim HASIPI
Tetovë, 6 gusht – Fundi i muajit korrik dhe fillimi i muajit gusht ka bërë që megjithatw, qytetarë të Tetovës të mendojnë edhe për pushime verore. Hapja e kufijve me Shqipërinë ka bërë që ky destinacion të mbetet jo vetëm destinacion i preferuar, por edhe i domosdoshëm, ngase vendet tjera kanë mbyllur dyert për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Krahas Shqipërisë, edhe Turqia mbetet një destinacion për pushtuesit e Maqedonisë. Nga agjencia turistike “Euro Turist”, në Tetovë thonë se kërkesa për rezervime është shumë e vogël, kurse edhe oferta është e limituar. Interesimi për të shkuar në pushime nga ana e qytetarëve të Tetovës është rritur muajin e kaluar dhe vijon më tej. “Prej muajit korrik kemi interesim nga ana e qytetarëve që të shkojnë në pushime. Sidomos pas hapjes së kufijve me Shqipërinë. Pra destinacionet tona janë të varura kryesisht nga ato vende që kanë hapur kufijtë dhe momentalisht është vetëm Shqipëria dhe Turqia. Për këto vende ka më shumë interesim, për në Egjipt ende nuk e dimë se si do të jetë”, thotë Bujamin Durmishi nga “Euro Turist”, në Tetovë.
Pasi Greqia ka mbyllur kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, njwjtë sikurse Bullgaria, për këto vende mungojnë ofertat, pohon Durmishi, i cili shprehet se megjithatw, për 50 për qind është ulur interesimi dhe rezervimi për të shkuar në pushime nga ana e qytetarëve të Tetovës.
“Me shifra nuk mund të them saktë, por nga ajo që vërejmë është se kemi për 50 për qind më pak pushues për dallim nga viti i kaluar. Sigurisht se këtu ka ndikuar edhe gjendja ekonomike, frika, por edhe mungesa e ofertave të shumta. Shpresojmë se më tutje do të kemi më shumë interesim, por krejt kjo varet se si do të rrjedhë situata me pandeminë e virusit Kovid-19”, deklaroi Durmishi. Ai thotë se as Shqipëria, por as Turqia nuk kanë rritur çmimet dhe janë të njwjta me vitin e kaluar. “Nuk ka rritje enorme të çmimeve, kurse ofertat janë të njwjta me vitin e kaluar. Në Shqipëri oferta është për një natë me mëngjesin akomodimi fillon prej 20 euro e më lartë. Kurse për Turqi, aranzhmani fillon prej 400 euro e më lartë duke përfshirë edhe udhëtimin”, shprehet Durmishi.
Ai njofton se të dy vendet të cilët aktualisht pranojnë pushues nga Maqedonia e Veriut, sikurse janë Shqipëria dhe Turqia, kanë marrë masa rigoroze për mbrojtje të pushuesve nga virusi Kovid-19. “Në këto dy vende janë marrë masa preventive që pushuesit të kenë mundësi të pushojnë pa frikë se mund të infektohen me koronavirusin. Ata kanë protokolle të cilët respektohen maksimalisht, prandaj edhe në këtë drejtim duhet qytetarët mund të ndjehen të sigurt”, theksoi Durmishi. Por edhe pavarësisht kësaj, shumë qytetarë kanë vendosur që pushimet verore ti kalojnë në vend dhe të mos marrin guximin të udhëtojnë jashtë. Kësaj situate i ka ndihmuar edhe gjendja e rënduar ekonomike dhe mos ardhja e mërgimtarëve që është një humbje e madhe për rajonin e Pollogut. (koha.mk)