Jeta na çon në situata të paparashikuara dhe ndodh të hidhërohemi mes veti. Bajrami është rasti më i mirë që këto mospajtime t’i braktisim, në frymën e Kur’anit dhe Hadithit, se besimtarët nuk mund të mbajnë hidhërim përtej tri ditëve. Bajrami është rasti më i mirë për pajtim dhe dashuri mes veti.
Përfundim
Disa nga tradita e bajramit po zhduken. Vala e pamëshirshme e shekullit të elektronikës po i ndryshon gjerat, kurse ne jemi treguar të dobët në ruajtjen e traditave dhe identitetit tonë. Shumica e traditave ose janë zhdukur ose kanë mbetur aty-këtu, më tepër formale e më pak si nevojë e kohës.
Muhammedi alejhisselam për bajramin e ramazanit ka thënë: “Kur të vij bajrami, Allahu liron nga xhehenemi (zjarri) aq njerëz sa ka liruar gjatë të gjitha netëve të atij ramazani, tridhjetë herë nga gjashtëdhjetë mirë.” (Hadithin e shënon Bejhekiu).