Një pajisje e re për diagnostifikimin e sëmundjeve me vetëm një frymë, është duke u testuar nga shkencëtarë të shumtë, nga e cila do të identifikohen 17 sëmundje të ndryshme. Pajisja “Breathalyzer” analizon komponimet mikroskopike, me anë të së cilës përmes nuhatjes mund të identifikohen 17 sëmundje të ndryshme, duke përfshirë kancerin e mushkërive, sëmundjet e zorrëve, sklerozë, etj. Hulumtuesit kanë ftuar 1400 persona nga pesë vende të ndryshe për të frymuar në këtë pajisje, e cila është ende në fazat e testimit. “Breathalyzer” mund të identifikonte sëmundjet e çdo personi me saktësi 86 për qind. Sipas studiuesve, kjo teknologji e cila pritet shumë shpejt të dal në treg, punon sipas parimit “Çdo pacient me sëmundje merr frymë ndryshe”, pra, përmes frymëmarrjes identifikohen sëmundjet që kanë personat e ndryshme, duke e ditur se asnjë nga ne nuk i kemi problemet e njëjta.