Shkup, 3 korrik – Pajisje mjekësore në Spitalin e fëmijëve për ndjekje të funksioneve jetësore të pacientëve të rinj, u dhurua sot nga ambasadori i Rendit ushtarak sovran të Maltës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Françesko Saverio Xhuisti.
Ceremonia për donacionin e pajisjes mjekësore u mbajt në zyren e drejtoreshës së spitalit, katerina Stavriq, ceket në kumtesën e Ambasadës së Rendit ushtarak sovran të Maltës.
Donacioni është me nismë të kolonelit Xhyzepe Montalto, i cili u kujdes që nisma e këtillë të finalizohet në bashkëpunim aktiv me organizatën ANGLAT Bari Section dhe shoqatën “Fabula vitae”, shtohet në kumtesë.
Sipas traditës qindvjeçare të Rendit të Maltës në dobi të të varfërve dhe personave me nevoja të posaçme, Ambasada e Rendit ushtarak sovran të Maltës në Shkup paralajmëron zbatim të nismave të ngjashme humanitare në të ardhmen, me qëllim që t’u ndihmohet personave më të rrezikuar në vend. (koha.mk)