Shkup, 12 nëntor – Në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” në Shkup sot zyrtarisht është dorëzuar pajisja informatike teknologjike-teknike më bashkëkohore, donacion nga Mbretëria e Norvegjisë.
Në pranim-dorëzimin e pajisjes ka marrë pjesë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila së bashku me Egil Daltvejt, atashe ushtarak i Mbretërisë së Norvegjisë i akredituar në Beograd, i obliguar edhe për shtetin tonë dhe dekanin e Akademisë ushtarake kolonelin Orce Popovski, ka kryer mbikqyrrje në laboratoritë e saporenovuara dhe kompletisht të pajisura në të cilat është instaluar teknologjia përparuese arsimore e destinuar për projektin e mësimit përparues në largësi.
Sipas Shekerinskës ky investim në cilësinë e mësimit dhe të punës, i’u ofrua kadetëve të rinj, sepse, siç tha, do të jenë ata të cilët do të futen në karrierën e tyre si oficerë të NATO-s.
Për ministren e Mbrojtjes, me vizitën e laboratorive të renovuara dërgohen dy porosi dhe atë se si shtet jemi të gatshëm të bëhemi anëtare e Aleancës dhe se përgatitjet tona për anëtarësim në NATO nuk reduktohen jashtëzakonisht me njohuritë ushtarake standarte, gatishmërinë fizike, shtathtësitë ushtarake. Kërcënimet në shekullin 21, theksoi Shekerinska, janë të ndryshme dhe mbrojtja duhet të jetë me shumë sajber elemente, teknologji shumë më të sofistikuar, ndërsa ajo e ndërron konceptin e arsimit.
Shtoi se kadetët në Akademinë ushtarake, “Gjeneral Mihailo Apostolski” në Shkup do t’i kenë mundësitë dhe shanset e njëjta të cilat ofrohen në institucionet tjera më të vjetra nga karakteri i tillë.
“Qëllimi ynë është shumë më ambicioz, ndërsa ajo është një pjesë të këtyre trajnimeve t’i ofrojmë në institucione tjera në shtet dhe më shumë ta zhvillojmë, komponentën rajonale në Akademinë ushtarake. Në mënyrë të tillë edhe kadetët të cilët tani studiojnë në Akademinë ushtarake nga Kosova, Mali i Zi dhe BeH, do të kishin më shumë linqe me ne. Në mënyrë të tillë do të mundet këto kapacitete t’i zhvillojnë në institutin e vërtetë së pari për sajber teknologjinë, ndërsa pastaj edhe shumë më ambicioze dhe një lloj akademie rajonale kibernetike që do të tregojë se kemi investuar në mbrojtje të mençur”, tha ministrja Shekerinska.
Atasheu ushtarak Daltvejt, potencon se për Mbretërinë Norvegjeze shteti ynë është shumë i rëndësishëm, por më e rëndësishme është, tha, që do të bëhemi aleatë të tyre.
“Mund t’u bind se Norvegjia do të vazhdojë, sikur edhe në vitet e kaluara, të jetë partner i fuqishëm i forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut dhe do të vazhdojmë, si mik, t’u mbështesim në integrimet e juaja euroatlantike dhe me padurim presim të punojmë me Ju”, deklaroi Egil Daltvejt, atashe ushtarak i Mbretërisë së Norvegjisë i akredituar në Beograd, i obliguar edhe për shtetin tonë.
Kadetëve të akademisë ushtarake u porositi ta shfrytëzojnë pajisjen, të jenë kritik ndaj instruktorëve dhe ndaj vetes dhe gjithmonë të kenë ambicie ndaj asaj që më së miri mund ta bëjnë sepse ata, por edhe shteti jonë atë e meriton.
Sipas kolonelit Orce Popovski, dekan i Akademisë ushtarake, pajisja paraqet fillim të erës së re në proceset edukative, arsimore që do t’i udhëheq në të ardhmen Akademia ushtarake. Do të thotë edhe modernizim, theksoi, si dhe qasje te njohuritë botërore përmes kësaj teknologjie bashkëkohore. Ai shfaqi shpresë se me këtë pajisje Akademia ushtarake do të jetë në nivel më të lartë, në pikëmbështetje të Akademive ushtarake dhe Universiteteve në rajon dhe në Evropë. (koha.mk)