Shkup, 21 maj – Binas Pajaziti nga BESA, thotë se ka kushte të favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve, pasi siç thotë, ka rënë piku i shpërndarjes së virusit.
Sipas tij, qytetarët duhet ta kenë të qartë se çdo stërzgjatje e mbajtjes së zgjedhjeve, nënkupton gjendje të jashtëzakonshme të detyrueshme.
Sipas tij fundi i korrikut dhe mesi gushtit janë periudha më e nxehtë e vitit dhe kjo nuk do të ishte kohë e përshtatshme për votim për qytetarët më në moshë.