Për Marrëveshjen e Prespës dhe ndikimin pozitiv të saj në stabilitetin e rajonit më të gjerë, por edhe për dëshirën e SHBA-së që të shikojnë Maqedoninë se si avancon në rrugën drejt NATO-s ka folur ambasadori amerikan në Greqi, Xhefri Pajat në një panel diskutim në kuadër të “Thessaloniki summit”, sipas tekstit të publikuar nga axhenda greke e lajmeve.
ANA-MPA transmeton se pajat vlerësoi se Marrëveshja e Prespës do të shkojë përpara, ndërsa historia do të jetë shumë falënderuese me kryeministrat e të dy vendeve, Zoran Zave dhe Aleksis Cipras.
Në panel debatin me gazetarin e gazetës greke “Katimerini, Pajat tha se SHBA-ja tashmë e shikon ndikimin pozitiv të Marrëveshjes së Prespës në rajonin më të gjerë dhe e thekson dëshirën e palës amerikane, që vendi ynë të avancojë në rrugën drejt NATO-s.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, Pajat tha se SHBA-ja po punon shumë për zbatimin e marrëveshjes, në bashkëpunim me partnerët evropianë.
Ambasadori amerikan në Athinë theksoi se Marrëveshja e Prespës nuk është e rëndësishme vetëm nga aspekti gjeopolitik, por edhe nga aspekti ekonomik.