Athinë, 21 nëntor – SHBA-ja fuqimisht beson dhe është e bindur se Marrëveshja e Prespës, afatgjatë, do të jetë në dobi edhe të të dyja vendeve dhe të qytetarëve të tyre, thotë ambasadori amerikan në Greqi, Xhefri Pajat në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, dhe edhe një herë e shfaq mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Pajat thotë se është kyçe për marrëveshjen, qoftë lidershipin që e kanë treguar kryeministrat e të dyja vendeve, por edhe guxim dhe vizionin e tyre të madh politik. Ambasadori amerikan në Greqi, shton se meritë të madhe ka pasur edhe ndërmjetësuesi Methju Nimicm i cili ka treguar durim për tërë këto vite në procesin konkret.
“Pozicioni i SHBA-së është i qartë. Kjo marrëveshje ishte arritur nga dy qeveri të zgjedhura sovrane, demokratike dhe merita për këtë rezultat shkon te kryeministri Cipras dhe te kryeministri Zaev, dhe të dy kanë treguar guxim dhe vizion të madh politik. besoj, siç thashë edhe në Selanik, se ky vizion do të justifikohet nga historia. Interesant për mua ishte gjatë vizitës së fundit në Selanik, të dëgjoj, madje edhe nga komuniteti i biznesit atje, se ekziston njohje e qartë e benefiteve ekonomike, që do të dalin nga zgjidhja e kësaj çështje, e cila një kohë të gjatë ishte e pazgjidhur”, thotë Pajat.
Ambasadori amerikan në Athinë, thotë se për DHBA-në është me rëndësi strategjike anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe shton se Marrëveshja e Prespës ka pasur ndikim shumë të rëndësishëm mbi perceptimin amerikan të Greqisë, si partner sigurie për SHBA-në dhe NATO-n, por edhe për rolin e Greqisë në ndihmën që të ndërtohet rajon më stabil dhe më prosperues.
Ai shtoi se me marrëveshjen u hoq pengesa e rëndësishme – emri, për rolin e Greqisë në rajon, por edhe për rritjen e bashkëpunimit rajonal, për çfarë edhe është biseduar në Samitin e paradokohshëm në Selanik, në bisedimet me Serbinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë rreth infrastrukturës, përfundimin e autostradave, gazsjellësve dhe të ngjashme.