Athinë, 14 mars – Me çdo hap që e bëjmë që ta presim Maqedoninë e Veriut në NATO, ndërsa shpresoj një ditë edhe në BE, i përforcojmë themelet që i lehtësojnë tregtinë, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin, theksoi ambasadori i SHBA-së në Greqi, Xhefri Pajat, gjatë konferencës në ishullin grek Kretë, përkushtuar 70-të vjetorit të NATO-s dhe 20-të vjetorit të anëtarësimit të Polonisë, Çekisë dhe Hungarisë.
Ai shtoi se ky përparim e lehtëson “mposhtjen e tregimeve të rrejshme për ndarje që vendet tjera e shfrytëzojnë për përhapje të jostabilitetit”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës premtojnë se Marrëveshja e Prespës ka hapur mundësi për përparim të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor në rrugën drejt institucioneve euro-atlantike”, theksoi ambasadori i SHBA-së në Greqi.
Pajat ka folur për pozitën, por edhe rolin e Greqisë në Ballkan, dhe theksoi se arriti ta ndërmarrë rolin udhëheqës për stabilizim të rajonit më të gjerë”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Shembull i qartë për këtë është dera që u hap prejse Athina e ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës. Falënderim i asaj tani jemi në proces ta sjellim Maqedoninë e Veriut në aleancën tonë si anëtare e 30-të. Jam i sigurt se ka shumë leksione që Polonia, Hungaria dhe Çekia mund t’i ofrojnë për procesin për pranim në NATO të shkojë përpara. Gjithashtu jam shumë i kënaqur që shoh se sa liderë ushtarak dhe politik në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut shpejtë u afruan pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës, që të bisedojnë për marrëdhënie më të afërta”, tha Pajat në konferencën “Ndërtimi i familjes transatlantike – 70 vjet NATO, 20 vjet nga anëtarësimi i Polonisë, Republikës së Çekisë dhe Hungarisë”, të mbajtur në Suda, në ishullin grek Kretë.