Lubjanë, 14 janar – President i Sllovenisë Borut Pahori sot u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër virusit korona kur do do t’u vijë radha ta marrin vaksinën.
Ai beson se imunizimi do të mundësojë fundin e krizës shëndetësore sivjet, transmeton STA.
Pahori e dha deklaratën gjatë vizitës së tij në selinë e Shtabit për Mbrojtje Civile në Celje, si pjesë e fushatës së tij për shprehje mirënjohje personale për personelin i cili lufton kundër Kovid-19 në vijën e parë.