Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor sot deklaroi se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që në procesin e ardhshëm “Bërdo-Brioni” të miratohet deklarata me të cilën do t’i bëhet apel BE-së dhe Komisionit Evropian, që procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor ta shohin si çështje gjeopolitike që do të sjellë siguri në këtë pjesë të Evropës.
Pahor në fjalimin në forumin e dhjetë të biznesit në Sarajevë shprehu brengosje se anulimi i procesit të zgjerimit do ta rrezikojë të gjithë procesin e integrimit dhe sigurisë evropiane.
“Vendeve të Ballkanit Perëndimor u mbetet ta përshpejtojnë procesin e reformave, do të thotë qeveritë e Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi duhet ta bëjnë atë dhe jo ta presin Bashkimin Evropian. Por, në të njëjtën kohë me të vërtetë dëshiroj Unioni të ketë mundësi të arrijë konsensus për çështjen e procesit të zgjerimit”, deklaroi Pahor.
Ai vlerëson se në të kundërt “do të paraqiten forcat e vjetra nacionaliste”, të cilat, siç thotë, do të tentojnë t’i ndërrojnë kufijtë sipas parimeve etnike, që, sipas tij, do ta rrezikojë sigurinë e të gjithë Evropës.
“Qeverive të rajonit u mbetet ta përfundojnë punën dhe këtë ta bëjnë shpejtë, ndërsa Brukseli duhet ta kuptojë se procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet. Vendi im do të jetë mik i rajonit”, theksoi Pahor.
Ai theksoi se siguria dhe e ardhmja me prosperitet e Ballkanit Perëndimor lidhet me hyrjen në Bashkimin Evropian dhe beson se BE-ja duhet të sillet në këtë mënyrë.
Sipas tij, politika e zgjerimit gjatë disa viteve të ardhshme duhet të jetë më fleksibile, më shumë politike ndërsa më pak teknike.
Ai theksoi se edhe krahas mendimit se nuk ekziston konsensus për këtë, kjo megjithatë nuk është ashtu.
“Kur të formohet Komision i ri pas zgjedhjeve, një prej çështjeve më të rëndësishme në tryezë do të jetë çështja për përshpejtimin e procesit të zgjerimit. Nuk them se nuk duhet të plotësohen standardet dhe se ne nuk duhet ta respektojnë procesin, por tani është koha KE ta shohë Ballkanin Perëndimor si çështje gjeopolitike”, vlerëson Pahor.
Ai theksoi se deklarata e tij ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe ajo që nuk flet në emër të BE-së por si president i një prej vendeve anëtare të BE-së. (koha.mk)