Ronaldinho bashkë me vëllain e tij, Roberto de Assis kanë lënë qelinë në Paraguai për të qëndruar në arrest shtëpie në një hotel në Asusacion. Derisa të zhvillohet gjyqi ish- ylli i futbollit dhe i vëllai do të qëndrojnë në hotel teksa akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe hyrje të paligjshme në Paraguai. Atij i ishte hequr pasaporta në Brazil pasi kishte një vaskë peshkimi pa dokumente dhe nuk paguante taksa për të.
Në Paraguai kishte hyrë me një pasaportë false bashkë me të vëllain dhe u arrestua në një hotel pasi ishte ftuar nga një pronar kazinoje. Tashmë pasi kaloi 1 muaj në burg Ronaldinho vendosi të lërë garanci 1.6 milionë euro që të dalë nga burgu me vëllain. Ish- kampioni i botës dhe topit të artë e kaloi muajin në burg duke luajtur futboll me të burgosurit madje edhe 40- vjetori i lindjes e kapi në qeli.