Pagjumësia rrit ndjeshëm rrezikshmërinë e një ataku kardiak – ka dalë përfundimi i një studimi norvegjez i Universitetit të Trondheimit. Problemet me gjumin e rrisin rrezikun me 27 deri në 45%. Studimi rekomandon që ata të cilët vuajnë nga pagjumësia duhet të konsultohen me mjekun për simptomat. Në këtë studim janë analizuar përgjigjet e 52 000 norvegjezëve, të cilët kanë marrë pjesë në studimin kombëtar për simptomat e pagjumësisë ndërmjet viteve 1995-1997. Nga këta 2368 persona, 11 vite pas 1997 kanë kaluar sulm kardiak të zemrës.