Pagesa shtesë e të drejtave nga mbrojta sociale dhe e fëmijëve për gushtin

261
Shkup, 25 shtator – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pagesa përfshin shtesën e  garantuar për fëmijë, shtesë speciale për shtatorin e vitit 2020, EPP për  të porsalindurit, shtesë prindërore për fëmijën e tretë,  shtesë prindërore për fëmijën e katërt, ndihmë minimale të garantuar GMP, kujdesi nga një i huaj, ndihmë e njëfishtë financiare, aftësi e kufizuar civile, sigurim shoqëror – pension social dhe kompensim me para për një familje përkujdesëse.
Pagesa shtesë e të drejtave financiare nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, është dedikuar për përdoruesit që ishin klientë të bankës Eurostandard, e të cilët brenda afatit të caktuar, deri më 25 gusht, nuk arritën të hapin një llogari të re transaksioni në një bankë tjetër ose të lidhin llogari ekzistuese të transaksionit në një bankë tjetër për pagesën e të drejtave monetare.
Nga MPPS kumtuan se paraprakisht në takim koordinues me bankat, Ministria e Financave dhe BPRMV-së ranë dakord që pagesa e të drejtave financiare nga mbrojtja sociale, mbrojtja e fëmijëve dhe familjet përkujdesëse për gusht të këtij viti të bëhet në data shtesë më 11, 18 dhe 25 shtator, me ç’rast të dhënat për përdoruesit nga bankat në Ministri duhej të dorëzoheshin më 7, 14 dhe 21 shtator të këtij viti.

Comments are closed.