Pagesa e pensioneve të janarit më 26 janar

Qeveria në seancën e katërt sonte e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për pagesën e pensioneve për muajin janar të vitit 2022 dhe e udhëzoi Fondin e sigurimeve pensionale dhe invalidore të Maqedonisë së Veriut që të dhënat për pensionet t’i dorëzojë bankave komerciale jo më vonë se më 25 janar të vitit 2022.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, bankat komerciale do të sigurojnë që pensionistët e janarit të mund t’i disponojnë pensionet e janarit përmes rrjetit të ATM-ve dhe rrjetit tregtar nga 26 janari i vitit 2022.

Pagesa në para e pensioneve për klientët që nuk përdorin karta do të bëhet në katër grupe sipas grafikut të mëposhtëm të përbërë sipas masës së pensionit:

Advertisements

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 26.01.2022, ndërsa për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.01.2022.

Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.01.2022 ndërsa për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 31.01.2022.

Në seancë, Qeveria emëroi Magdalena Nestorovska për sekretare Shtetërore në MPB-së, e cila edhe I kryente këtë detyrë deri më tani, ndërsa e përcaktoi për drejtor të Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së Sasho Tasevski, i cili deri më tani ka qenë në këtë detyrë.