Shkup, 29 korrik – NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup në interes të klientëve të saj dhe qytetarëve të Qytetit të Shkupit, duke filluar nga 17 qershori të vitit 2020 filloi me zbatimin e aksionit për pagimin e borxheve në këste pa interes për pagesa të vonuara. Aksioni për pagimin e borxheve në këste pa interes për persona fizik dhe persona juridikë përfundon më 31 korrik të vitit 2020.
Nga ndërmarrja publike informon se deri më tani 370 përdorues kanë shfrytëzuar mundësinë për të lidhur marrëveshje për pagimin e borxheve me këste pa interes. Shuma e përgjithshme për të cilën janë lidhur marrëveshjet për pagimin e kësteve pa interes është rreth 24.000.000 denarë.
Ata ftojnë të gjithë përdoruesit që kanë borxh të vonuar të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjeve për pagimin e borxheve deri në 24 këste në varësi të shumës së borxhit, pa interes për pagesa të vonuara. Pas përfundimit të kësaj periudhe, vendimi ndalon të jetë i vlefshëm.
“Duke pasur parasysh gjendjen me koronavirusin, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit tonë dhe shëndetit të të tjerëve si dhe parandalimit të përhapjes së virusit, ne bëjmë thirrje për mirëkuptim dhe respektim të të gjithë protokolleve që do të zbatohen nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup gjatë vizitave nga ndërmarrja tek përdoruesit për lidhjen e kontratave. Në të njëjtën kohë, ne bëjmë thirrje për respektimin e masave paraprake dhe mbrojtjen e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria – mbajtja e detyrueshme e maskave, mbajtja e distancë prej 2 metrash dhe dezinfektimi i duarve”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.
Për çdo informacion plotësues mbi shërbimet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, qytetarët mund të kontaktojnë në:
– 02 3073 010, Qendra Informuese e Kujdestarisë;
– 02 3240 300, Drejtoria
– ëëë.vodovod-skopje.com.mk
– ëëë.facebook.com/jpvodovod.skopje.