Shkup, 28 qershor – Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve për 16 për qind rriten pagat e edukatoreve, përkëdhelëseve, punëtorëve profesionistë dhe bashkëpunëtorëve. Rriten edhe pagat e personelit ndihmës-teknik me Marrëveshje të nënshkruar me sindikatën. Pagesa e pagave të rritura fillon me pagesën e pagës së qershorit gjatë muajit korrik, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, transmeton KOHA.
“Kopshti është vendi ku fillon zhvillimi i fëmijës. Këtu fëmijët e realizojnë botën, këtu i ndërtojnë themelet e zhvillimit të tyre të mëtutjeshëm dhe avancimin. Pikërisht për këtë, ne vazhdojmë të investojmë në objekte të reja, por edhe në kuadrot të cilat kujdesen për më të vegjlit dhe cilësinë e përgjithshme të edukimit parashkollor”, theksohet në kumtesën e MPPS-së.(koha.mk)