Presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro, tha se do të rrisë pagën minimale për 150 për qind për të trajtuar rritjen e mëtejshme të inflacionit. Rreth inflacionit thotë se është rezultat i një lufte ekonomike të pamëshirshme kundër vendit të tij.
Maduro njoftoi rritjen e pagës minimale këto ditë,duke e quajtur atë një korrigjim të planit të rimëkëmbjes ekonomike të vendit të tij, i cili filloi 100 vjet më parë. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se deri në fund të vitit, inflacioni i Venezuelës do të arrijë një milion për qind.(koha.mk)