Shkup, 26 nëntor – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për statistikë, paga mesatare neto për një të punësuar, në shtator të vitit 2017 ishte 23.229 denarë, që paraqet rritje për 4.7 % në krahasim me shtatorin e vitit 2016.
Me rritjen e fundit të pagës minimale në Maqedoni për herë të parë paga mesatare e kaloi kufirin prej 23.000 denarësh.
Në shtator 2017, 1% nga të punësuarit e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë.