Shkup, 22 tetor 2019 (MIA) – Paga mesatare neto e paguar për të punësuar në gusht të vitit 2019 arrin 25.127 denarë dhe në krahasim me gushtin e vitit të kaluar është rritur për 3,8 për qind, publikoi Entit Shtetëror i Statistikës.
Rritja e këtillë ka të bëjë, para së gjithash, në rritjen e pagës neto mesatare mujore të paguar për të punësuar në veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 10,9 për qind, transport dhe magazinimit për 7,3 për qind dhe informacioneve dhe komunikimeve për 5,8 për qind.
Rritja e pagës mesatare neto mujore të paguar për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak është shënuar në sektorët informacione dhe komunikime për 4,7 për qind, art, argëtim dhe rekreim për 3,5 për qind dhe furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 2,3 për qind.
Paga mesatare bruto mujore e paguar për të punësuar, në gusht të vitit ka qenë 37.322 denarë.