Shkup, 23 janar – Neto paga mesatare mujore e paguar për të punësuar, në nëntor të vitit të kaluar ka arritur 23.196 denarë, dhe është më e lartë për 3,6 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2016, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Rritja e tillë është falë, para se gjithash, rritjes së neto pagës së rritur mesatare mujore të paguar për të punësuar në sektorët: industrinë e përpunimit për 8,9, objektet për akomodim dhe veprimtari servisi me ushqim për 8,7 për qind dhe bujqësi, pylltari dhe peshkatari për 7,6 për qind.
Ulje të neto pagës mesatare mujore të paguar për të punësuar, në nëntor në krahasim me tetorin e vitit 2017, statistika ka regjistruar në sektorët: art, argëtim dhe rekreacion për 15,8 për qind, transport dhe deponim për 5.9 për qind dhe veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike për 4,3 për qind.
Bruto paga mesatare mujore e paguar për të punësuar në nëntor të vitit 2017 ka arritur 34.079 denarë.
Në nëntor të vitit të kaluar 1,1 për qind nga të punësuarit në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë paga.