Shkup, 23 mars – Neto paga mesatare e paguar mujore për të punësuar në Maqedoni në janar të këtij vitit arrin 24.025 denarë dhe është për 5,6 për qind më e lartë nga janari i vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Rritja është falë, para se gjithash, rritjes së neto pagës mesatare të paguar mujore për të punësuar në sektorët: Art, argëtim dhe rekreacion (37.3 për qind), Miniera dhe nxjerrjen e gurit 920.3 për qind) dhe bujqësi, pylltari, dhe peshkatari (12.5 për qind).
Rritje e neto pagës mesatare të paguar mujore për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Art, argëtim dhe rekreacion (31.4 për qind). Miniera dhe nxjerrjen e gurit (10.1 për qind) dhe Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicioner 6.3 për qind).
Bruto paga mesatare e paguar mujore në janar të vitit 2018 arrin 35.225 denarë.