Shkup, 20 tetor – Paga mesatare neto për një të punësuar në muajin gusht ishte 22.912 denarë, derisa bruto 33.675 denarë, tregojnë të dhënat e Entit për statistikë, njofton Koha.mk. Paga mesatare neto e paguar në muajin gusht të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 2.8%. Në gusht të vitit 2017 1.1% e të punësuarve të Maqedonisë nuk kanë marrë paga.