Shkup, 20 gusht – Qeveria në kuadër të seancës së 150-të, sot e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin për rritje të pagave në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë për pesë për qind duke filluar nga pagesa për muajin shtator të vitit 2019 dhe e obligoi ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi t’i nënshkruajë Marrëveshjet me Sindikatën e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë për realizimin e rritjes së paraparë të pagave.
Me vendimin, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, Qeveria në mënyrë shtesë e ka obliguar ministrin e Arsimit dhe Shkencës të përgatisë vendim për koeficientët e rinj për rritjen e pagave edhe tek institucionet publike të arsimit të lartë dhe institucionet shkencore publike për pesë për qind, duke filluar nga pagesa e pagës për muajin shtator të vitit 2019.
Qeveria, në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në seancën e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin dhe dha mendim pozitiv për themelimin e shkollës së re fillore “Kiro Gligorov” në Komunën e Qendrës.
Shkolla e re fillore komunale “Kiro Gligorov” gjeneratën e parë të nxënësve do t’i pranojë gjatë vitit shkollor 2019/2020.(koha.mk)