Mjete më të mëdha për paga bruto dhe neto për punonjës në nivel mujor në vitin 2016 janë rezervuar për Agjencinë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, nga 96.071 denarë bruto pagë mesatare për punonjës, apo 63.854 denarë neto pagë mesatare për punëtor. Shpenzimet më të ulëta mujore për bruto dhe neto pagë në vitin 2016 janë realizuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ku mesatarisht për të punësuar janë realizuar 29.347 denarë bruto, ose 20.017 denarë neto pagë
Zejnulla VESELI
Shkup, 22 maj – Paga mujore neto më e ulët e nëpunësve administrativ shtetëror në Maqedonisë është 13.148 denarë, kurse paga më të lartë neto marrin sekretarët shtetëror në vlerë prej 53.464 denarë. Kështu rezulton analiza e fundit e përgatitur në kuadër të projektit “Mbështetje për reformën parlamentare të Maqedonisë”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me përkrahje të Ambasadës Britanike në Shkup, shkruan gazeta KOHA. “Rrogë më të ulët bruto marrin nëpunësit administrativë shtetëror në Sekretariatin për implementimit e marrëveshjes së Ohrit në vlerë prej 18.174 denarë, ndërsa rrogë më të lartë bruto deri më 90.215, marrin të punësuarit në trupat rregullator të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në analizën “Lëvizja e pagave të disa institucioneve në administratën publike në Maqedoni” përgatitur nga Fondacioni Westminister për Demokraci në Maqedoni.
Kjo analizë nxjerr në pah dallimin e madh të rrogave të nëpunësve shtetëror, varësisht nga detyra që ata e ushtrojnë. “Sekretarët shtetëror apo sekretar i nivelit të parë ka bruto të ardhura mujore më të larta prej 80.256 denarë, respektivisht 53.464 denarë neto të ardhura, ndërsa, nga ana tjetër, të ardhura më të ulëta kanë punëtorët ndihmës profesional të nivelit të katërt, për të cilët kërkohet arsim i mesëm dhe të cilët kanë minimum bruto të ardhura mujore prej 18.892 denarë, respektivisht 13.148 denarë neto”, thuhet në analizë. Nga viti 2010 deri më sot mund të vërehet tendencë e rritjes së pagës mujore mesatare bruto në sektorin Administratë publike dhe mbrojtje, sigurim i detyrueshëm social, duke filluar nga 36.800 në vitin 2010, në 41.300 në fund të vitit 2017.
“Trendi i këtillë i rritjes është më i lartë se rritja e bruto pagës mesatare mujore, e cila nga 30.255 denarë në vitin 2010 u rit në 34.079 denarë, që do të thotë se dallimi në mes të bruto pagës mujore mesatare në sektorin Administratë publike dhe mbrojtje, sigurim i detyrueshëm social dhe bruto paga mujore mesatare në RM nga 6.575 denarë në vitin 2010 u rrit në 7.215 denarë në nëntor të vitit 2017”, thuhet në analizë.
Trend të njëjtë të rritjes se rrogës mesatare shënon edhe shuma neto, e cila nga 24.855 denarë në vitin 2010 u rrit në 27.805 denarë në nëntor 2017, që në raport me pagën neto mesatare mujore është për 4.300 denarë më tepër krahasuar me vitin 2010, gjegjësisht për 4.609 denarë në nëntor 2017. “Gjithashtu, është me rëndësi të përmendet se numri i të punësuarve në Sektorin administratë publike dhe mbrojte, dhe sigurim i detyrueshëm social është në rritje të vazhdueshme dhe nga 42.474 në vitin 2010, është rritur në 47.364 në vitin 2016, që paraqet rreth 15% nga të punësuarit e përgjithshëm në Republikën e Maqedonisë gjatë periudhës së analizuar”, thuhet në analizën “Lëvizja e pagave të disa institucioneve në administratën publike në Maqedoni”.
Sipas të dhënave në buxhetin për vitin 2016, numri i të punësuarve që janë shfrytëzues buxhetor është 50.723 persona ndërsa shuma e shpenzimeve totale për paga dhe kompensime për vitin 2016 është 25.907.403.000, denarë që do të thotë se shuma mesatare për paga bruto dhe kompensime për të punësuar është 42.563 denarë. “Kjo do të thotë se rritja e rrogës mestare është pothuajse për 10,000 denarë më e lartë në krahasim me pagën mesatare bruto në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016, ose neto paga mesatare mujore e paguar për të gjithë shfrytëzuesit buxhetor për vitin 2016 është 28,700 denarë, që nga ana tjetër, është më e lartë për 6,360 denarë sesa paga neto mesatare mujore në Republikën e Maqedonisë”, thuhet mesa tjerash në analizë.
Të dhënat e analizës për shfrytëzuesit buxhetor, kanë ardhur në përfundim se mjete më të mëdha për paga bruto dhe neto për punonjës në nivel mujor në vitin 2016 janë rezervuar për Agjencinë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, nga 96.071 denarë bruto pagë mesatare për punonjës, apo 63,854 denarë neto pagë mesatare për punëtor, pastaj vijon Ministria e Punëve të Jashtme me 80,033 denarë bruto pagë mujore e paguar për një të punësuar ose 53,317 denarë neto pagë mesatare mujore e paguar për punëtor, të punësuarit e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, ku bruto paga mesatare mujore për punëtor është 66,019 denarë ose 44,110 denarë neto pagë mesatare mujore për punonjës dhe Enti Shtetëror i Statistikës me bruto pagë mesatare mujore për të punësuar prej 64,257 denarë ose 42,953 denarë neto pagë mesatare mujore për punonjës. Nga ana tjetër, shpenzimet më të ulëta mujore për bruto dhe neto pagë në vitin 2016 janë realizuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ku mesatarisht për të punësuar janë realizuar 29.347 denarë bruto, ose 20.017 denarë neto pagë, pastaj vijon Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës me 28.601 denarë, respektivisht me 19.527 denarë neto pagë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me 28.243 denarë bruto, respektivisht me 19.292 denarë neto pagë mesatare mujore për të punësuar dhe Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit me bruto pagë mujore më të ulët për të punësuar prej 26.542 denarë ose 18.174 denarë neto pagë mujore për të punësuar. Sa i përket shpenzimeve për paga në trupat rregullator, gjykuar sipas analizës mund të vërehet se bruto paga mesatare dhe neto pagat të të gjitha 10 institucioneve janë më të larta se bruto dhe neto pagat mujore në shtet. “Pagat mujore lëvizin nga 58.291 denarë bruto pagë mujore për të punësuar, respektivisht 39.033 denarë neto pagë mesatare për të punësuar, në Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, deri në 136.194 denarë bruto pagë mujore mesatare për të punësuar ose 90.215 denarë neto pagë mujore mesatare për të punësuar në Komisionin rregullator për banim, që është për të paktën 25.469 denarë më tepër se bruto paga mujore mesatare ose për 16.733 denarë më tepër se neto paga mujore mesatare në RM, respektivisht për 18.658 denarë më tepër se bruto paga mujore mesatare në sektorin Administratë publike dhe mbrojtje, sigurim i detyrueshëm social ose për 12.258 denarë më tepër nga neto paga mujore mesatare në sektorin administratë publike dhe mbrojtje, sigurim i detyrueshëm social”, thuhet në analizën “Lëvizja e pagave të disa institucioneve në administratën publike në Maqedoni” përgatitur nga Fondacioni Westminister për Demokraci në Maqedoni. (koha.mk)