Luis Enrike është afër rikthimit si trajner, ndërsa destinacioni më i mundur mbetet Çellsi. Por për këtë ka një problem, që nuk është edhe i vogël. Spanjolli është njohës i gjuhën angleze dhe mbetet emri më i favorizuar që ta marr drejtimin e Çellsit për sezonin e ardhshëm. Por problemi i madh është paga pasi te Barcelona ai fitonte 19 milionë euro. Të ky klubi ai fitoi dy herë kampionatin, një herë Ligën e Kampionëve dhe tri herë Kupën e Mbretit. Paga që e kishte te Barcelona është shumë e lartë, pasi Çellsi aktualisht e paguajnë Antonio Konten, 10 milionë euro, që është paga më e lartë që i është dhënë nj trajneri. Paga e lartë mund të shkaktojë problem në bisedimet e Enrikes me Çellsin. Nëse nuk arrihet marrëveshje me Enriken, atëherë në listën mbeten, Tomas Tuçel dhe Maurizio Sarri.