Arbenita Arifi ka ngritur padi ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Asaj ia kanë vrarë babanë, e vrasësit, Thaçi ia fali dy vite të burgut. “Kom bo padi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për Presidentin Hashim Thaçi, Drita Rexhajn, Hasan Shalën dhe Ali Bajgorën, se këta të katërtit e kanë shkel kushtetutën, sepse ligji për faljen nuk e fal një vrasës, si puna e vrasësit të babës tem”, tha ajo për Tribuna Channel.
Këta anëtarë nuk dalin të jenë të panjohur në vendin tonë. Njëri nga ta ishte pjesë e aferës Pronto, rast ky për të cilin tashmë janë ngritur aktakuzat e para. Arbetina thotë se ka tentuar të bisedojë me Drita Rexhajn por që e nxorën jashtë. Vajza me familjen e saj po ndihen të kërcënuar.
“Po, kërcënimet e tyne kurrë kurrë nuk jon ndalë, hala, unë jom kon edhe në Polici, ata më kanë thon, që përderisa nuk po të prekin ata, nuk të kanë rreh a naj sen, nuk mujna me të mbrojt..”, tha ajo.
Ehat Miftaraj nga IKD thotë se në një shoqëri demokratike që aplikon standardet minimale të sundimit të ligjit, edhe në rastet kur i paditur është Presidenti i Republikës, shteti duhet të siguroj një gjykim të drejtë. Gjithçka filloi kur Arifi po punonte e Misini e rrahu me arsyen se po bën shumë pluhur, dikur ia mori mjetin e punës e preu me të, por sikur nuk i mjaftoi, e nxori edhe armën dhe e vrau me plumb.