Sektori për krim kibernetik dhe forenzikë digjitale ka ngritur padi penale kundër T.T. 34-vjeçar nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “shëmtim të imazhit të shtetit të huaj”. Siç raportuan nga MPB, i dyshuari gjatë periudhës nga 14 deri më 16 prill të vitit të kaluar nga Facebook profilin e tij në disa raste deri te profili i Ambasadës së SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë ka komentuar gjëra të pahijshme dhe ka dërguar kërcënime indirekte mbi përfaqësuesin diplomatik të SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë dhe mbi familjen e tij.