Shkup, 20 nëntor – Njësia për kundërvajtje pronësore deri te Prokuroria Publike Themelore Shkup e dorëzoi M.I. (44) nga Shkupi, për shkak të bazës së dyshimit se në cilësi të nëpunësit të uniformuar policor, i punësuar në Stacionin Policor Bit Pazar, së bashku me NA. (25) nga Shkupi, kanë kryer vepër penale “mashtrim”. I dyshuari i parë ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim” me qëllim që në mënyrë të paligjshme të fitojë përfitim material prej 500 eurove, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas kumtesës, M.I. ka hyrë në kontakt me N.A., i cili është në arrati, dhe së bashku e kanë mashtruar T.B. (25) nga Turqia, të cilit me paraqitje të fakteve të rrejshme, i dyshuari i parë i ka marrë 500 euro, me çfarë ka marrë përfitim material të paligjshëm prej rreth 20.750 denarë.