Shkup, 26 maj – Policia e Shkupit ka parashtruar padi penale kundër J. L (41) nga Shkupi për përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë dhe materie shpërthyese së si dhe kanosje për sigurinë e përgjithshme. Ai, sipas MPB-së, më 27 prill rreth orës 19 së bashku me turmën ka hyrë në Parlament. Rreth orës 20.40 minuta së bashku me rreth 20 persona të tjerë është ngjitur në katin e parë të Parlamentit dhe më pas vet ka hyrë në dy zyra të ndërlidhura me vete. Me këtë rast, nën tavolinën e punës ka vendosur pajisje të improvizuar eksploduese të përbërë nga pushkaliqe dhe bombole me butan gazi të mbështjellë me ngjitëse, pas çka ka dalë nga aty.
“Më 2 maj të punësuarit në zyra kanë ardhur në vendet e punës dhe kanë filluar t’i pastrojnë të njëjtat. Një nga të punësuarit i ka vërejtur në dysheme pushkaliqet dhe mjetin e improvizuar eksplodues, duke menduar se është flakadan, së bashku me kolegun e tij ia kanë dërguar te koshat për plehra në korridor. Të njëjtën ditë, rreth orës 17 nga ana e një të punësuari në sigurimin e Parlamentit, i cili ka bërë lëvizje rutinë, është vërejtur pajisja e improvizuar eksploduese, me çrast ai është paraqitur në SPB Shkup. SPB Shkup gjithashtu deri te Prokuroria publike e Shkupit ka dorëzuar edhe dy njoftime, nga të cilët njëri ka të bëjë me ndërmarrjen e masave lidhur me urdhrin për vërtetimin e të dhënave personale për shtatë persona-deputetë në Parlamentin e RM-së, kurse njoftimi tjetër ka të bëjë me masat dhe veprimet e ndërmarra”, njoftoi MPB.