Shkup, 22 dhjetor – Dy persona nga Manastiri janë akuzuar për mashtrim pasi dy herë gjoja për shërim të vajzës së tyre minorene, nga I.P (56) nga Manastiri kanë marrë 900.000 denarë. SPB Manastir ngriti padi penale kundër L.B. (42) dhe V.B. (39) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “mashtrim”. Policia kumtoi se në shkurt të vitit 2015 të denoncuarit dy herë e kanë mashtruar personin I.P. se gjoja u duhen para për shërimin e vajzës së tyre minorene. Në këtë mënyrë të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material me vlerë 900.000 denarë.