Vjenë, 23 shtator – Paditë e para janë ngritur kundër Republikës së Austrisë në lidhje me infeksionin me koronavirusin e ri në vendpushimin austriak për ski Ishgëll, qytet që u bë i njohur në të gjithë botën në fillim të pandemisë.
Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit (VSV), përmes avokatit të tyre Aleksander Klauzer, fillimisht parashtroi katër padi penale kundër të infektuar në Gjykatën krahinore të së drejtës civile në Vjenë.
Siç publikoi kryetari i VSV, Pter Kolba, kjo shoqatë aktualisht përfaqëson 1.000 persona të prekur.
Gjithsej 6.000 njerëz prej 45 vendeve kanë kontaktuar me VSV, duke pohuar se janë infektuar me virus derisa kanë skijuar në Ishgill.