Një grua në Itali është urdhëruar që të ndal postimin e fotografive të djalit të saj në Facebook dhe është kërcënuar me gjobë 10 mijë euro nëse vazhdon postimin e tyre. 16-vjeçari është ankuar në një gjykatë italian lidhur me shprehinë e nënës së tij për rrjetet sociale. Ai ka dëshmuar se nëna pa dijeninë e tij ka postuar fotografi në Facebook, raporton Euronews. Një gjykatë për çështje familjare në Romë është përballur me nënën e shkurorëzuar dhe ka aprovuar kërkesën e djalit 16-vjeçar. Adoleshenti ishte lodhur nga teprimi i postimeve të fotografive online, ndërsa gjykata italiane ka njoftuar se djali është pronar i të drejtave të autorit, të cilat i ka thyer nëna e tij. Ajo do të paguajë 10 mijë euro gjobë nëse vazhdon postimin e fotografive të djalit të saj.