Nju-Jork, 14 nëntor 2018 – Televizioni Foks Njuz kumtoi se bashkëngjitet ndaj padisë së Si-En-En-it kundër Shtëpisë së Bardhë për marrjen e akreditimit të gazetarit televiziv, Xhim Akosta.
“Akreditimet nuk duhet të shfrytëzohen si armë”, deklaroi drejtori i Foks Njuz, Xhej Uols dhe theksoi se televizioni i tij e mbështet Si-En-En-in në kërkesën për drejtësi në gjykatë.
Foks Njuz do të parashtrojë kërkesë për bashkëngjitje, sipas të cilës pala e tretë në proces mund të bëhet pjesë e tij. Ajo procedurë është paraparë për raste kur parashtruesi i lutjes nuk kërkon kompensim, por ta ekspozojë pozitën e vet në kontestin e duhur në mbështetje të paditësit.
“Ne nuk e lejojmë tonin gjithnjë e më jomiqësor që e shfrytëzojnë presidenti dhe mediumet. E mbështesim lirinë e fjalës, qasjen e mediumeve deri tek Qeveria dhe transparencën për opinionin amerikan”, tha Uols