Padi për Kançeska- Milevskën, dëmtoi buxhetin për 2.770.640 euro

Shkup, 28 dhjetor – Policia financiare e Maqedonisë ka ngrit kallëzim penal kundër ish ministres së Kulturës Elizabeta Kançeska- Milevska, zëvendësit të tij Dragan Nedelkoviq dhe kundër Gj.T këshilltar shtetëror për çështje financiare dhe udhëheqës të sektorit për financa në ministrinë e Kulturës. Ata akuzohen për mos përgjegjësi në kryerjen e detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit në vlerë prej 170.671.444 denarë apo 2.770.640 euro.