Policia parashtroi padi penale kundër shkupjanit M.G.(50), i dyshuar për vrasje të nënës së tij më 19 mars. Ai në mbrëmje rreth orës 19 në shtëpinë familjare ka vendosur së pari t’ia marrë jetën nënës së tij K.G.(77), ndërsa pastaj të bëjë edhe vetëvrasje. Derisa nëna e tij ka qenë në krevat, M.G. i ka shkaktuar plagë në pjesën e gjoksit dhe gjatë natës disa herë është munduar të bëjë vetëvrasje, por nuk ia ka arritur qëllimit.
M.G. edhe në ditët në vijim, disa herë është munduar të bëjë vetëvrasje, por nuk ka arritur dhe ka hequr dorë nga qëllimi dhe ka vendosur të mbetet në shtëpinë e tij. Në datën 24 të këtij muaji, rreth orës 20, në shtëpi ka arritur vëllai i të paraqiturit, i cili e ka gjetur nënën e vdekur, ndërsa i denoncuari ka thënë se ai e ka vrarë. M.G. është privuar nga liria dhe pas bisedës së kryer me të, e sqaroi mënyrën e kryerjes së veprës. Pas urdhrit të Prokurorit publik trupi i të vdekurës është dorëzuar për autopsi.