Shkup, 4 korrik – Nga Policia Financiare njoftojnë se pas disa hetimeve, lidhur me punët ndërtimore për urën “Syri” e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, tek Prokuroria Themelore në Shkup, V.T si kryetar i Komunës Qendër, M.T , D.R të punësuar në Komunën Qendër është ngritur padi penale ndaj tyre.
I akuzuari i parë ka lidhur marrëveshje për ndërtimin e urës “Syri” me vlerë mbi 100 mijë denarë.
I akuzuari i dytë ka nënshkruar dokumentacionin lidhur me këtë projekt, dhe i akuzuari i tretë ka qenë përgjegjës për tërë dokumentacionin si dhe për të gjitha pengesat që mund të shfaqen.
Gjegjësisht buxheti nga të akuzuarit është dëmtuar rreth 433.000 euro dhe akuzohen për kriminalitet në ndërtimin e urës “Syri”.
Gjithashtu të akuzuarit janë pajtuar që të gjitha paratë të i kthejnë në buxhetin e Komunës Qendër, dhe e njejta është realizuar me sukses.