Shkup, 10 maj – SPB Veles ka ngrit padi penale kundër G.P. (49) nga Velesi, ish kryetar i Komunës së Çashkës, për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim për veprën e bërë penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”.
Në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017 i denoncuari ka miratuar punësim të përkohshëm me kontratë në vepër për 40 persona në Komunën e Çashkës, edhe pse komuna nuk kishte nevojë për punësime. Pas kësaj, kumtoi sot MPB, ata aspak nuk kishin shkuar në punë dhe nuk ishin nënshkruar në listat evidentuese, ndërsa marrëveshjet iu ishin vazhduar çdo muaj dhe iu ishte paguar kontribut nga komuna.